Let’s travel together.

Çfarë duhet të keni parasysh këtë sezon veror?!

Duke parë fluksin e kërkesave për pushimet verore, paketat turistike apo bileta avioni, e pamë të nevojshme t’ju japim disa sugjerime dhe këshilla të vlefshme, duke qenë se hasim dhe problematika.

1. Përcaktoni një limit të buxhetit që mendoni të shpenzoni për pushimet sepse kjo do t’ju ndihmojë ju dhe ne që t’ju ofrojmë më të mirën.

2. Krijoni një ide se cila tipologji pakete ju përshtatet, psh; Nëse jeni familje me fëmijë, Turqia dhe Egjipti janë një zgjedhje ideale sepse jane paketa ALL INCLUSIVE dhe do gjeni hapësirë të përshtatshme për çdo lloj moshe në resorte. Nëse jeni çift apo grup shoqëror, përzgjidhni një destinacion që të ketë pika turistike për të vizituar që mos të kufizoheni vetëm në qëndrim në hotel/resort. Sugjerohen vende si Bodrumi, Oludeniz, Marmaris, Kretë, Sharm el Sheikh, Hurghada, Barcelona, Palma de Mallorca, etj.

3. Paketat ALL INCLUSIVE (tre vaktet+pijet) përzgjidhini vetëm nëse e keni menduar të pushoni në resort, sepse kur zgjidhni të vizitoni atraksione të ndryshme, pjesa e vakteve në resort/hotel është një shpenzim i çuar dëm, ngaqë shërbehen me orare dhe kjo gjë ju kufizon.
Përjashtojmë këtu destimacionet si Bodrumin apo Egjiptin, ku koncepti ALL INCLUSIVE nëpër hotele janë me çmime relativisht ekonomike dhe nuk ju ‘dëmton kuletën’.

4. Jini bashkëpunues me operatorin dhe na lini t’ju ndihmojmë deri në fund!
Çdo klienti përpiqemi t’i shërbejmë me mirësjellje dhe me gatishmërinë më të madhe për çdo gjë. Ndonëse ka dhe raste që ky respekt nuk është reciprok, ose kur ne pyesim për t’jua bërë më të lehtë të gjeni atë që kërkoni, marrim dhe përgjigje të tipit ‘flm s’jam më i/e interesuar’!
Të dashur klientë, qëllimi ynë është që çdo udhëtim i juaji të jetë më i miri dhe kjo është dhe motoja jonë. Me mirëkuptim rregullohet çdo gjë andaj sekreti i gjithë kësaj është të jeni sa më bashkëpunues!

5. Fokusohuni te një agjenci që përveç çmimit të mirë, të jetë i besueshëm, i gatshëm t’ju ndihmojë me çdo kërkesë tuajën deri në fund. Kjo bëhet shumë e vështirë për t’u arritur kur pyesni pafund agjenci dhe në fund nuk do arrini në asnjë konkluzion ndihmues. Çmime të lira mund të ofrojnë të gjithë por serioziteti, përkushtimi dhe profesionalizmi janë të rralla andaj kini prioritet këto.

6. Në rast se datat e pushimeve i keni të përcaktuara kohë më përpara, mos e lini kurrë për në fund përzgjedhjen e paketave, pasi shumicën e rasteve ju detyroheni të paguani më shtrenjtë një paketë, të cilën mund ta gjeni dy-tre herë më lirë kur i prenotoni herët.

7. Kur shikoni oferta që ju përshtaten të cilat i postojmë nëpër rrjete sociale dhe na shkruani e përgjigja vonon më shumë se një orë, na kontaktoni direkt në telefon apo whatsapp, sepse Instagrami apo Facebook, mbingarkohen me mesazhe dhe kjo gjë e ngadalëson marrjen e një përgjigjeje dhe oferta mund të mbarojë.

8. Një ose dy ditë përpara udhëtimit, kontaktoni gjithmonë me operatorin për të konfirmuar edhe njëherë çdo detaj mbi udhëtimin dhe për t’u informuar për situatën aktuale.

Shpresojmë që t’ju kemi ardhur sadopak në ndihmë me këto këshilla. Duke ju falenderuar për interesin e vazhdueshëm, ju premtojmë që çdo ditë do sjellim ofertat më të mira për ju! ?

Me respekt dhe mirënjohje,
Sevi Travel SH.P.K.

©Copyright 2021 | SUELA REKA

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

en_USEnglish